Kush është prefektja e re e qarkut Shkodër

Majlinda Jubani Angoni është emëruar si prefekte e qarkut të Shkodrës. Ky vendim vjen pikërisht një ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku një nga pikat e diskutimit ishte edhe emërimi i prefektit të Shkodrës.

Kujtojmë se ky vend ishte vakant pas shkarkimit të Çesk Milljes që bëri ministri Lleshaj në kohën e pandemisë. Ditën e djeshme u realizua mbledhja për 90 minuta e grupit parlamentar të PS, e cila u zhvillua në një restorant në Elbasan.

Burime për Faxëeb bënë me dije se në Shkodër drejtues politik i strukturave të PS-së u emërua Ilir Beqaj, ndërsa në Lezhë u riemërua Lindita Nikolla. Ndërsa Tirana do të ndahet dhe do të drejtohet nga tre socialistë, Erion Veliaj bashkinë, deputetja Elisa Spiropali do drejtojë Qarkun e Tiranës si dhe kryetar Qarku do të jetë Ervin Bushati.

Në Durrës, përkohësisht do të jetë vetë kryeministri Edi Rama që do të jetë drejtues politik, ndërkohë që është larguar nga ky post Vangjush Dako.


Shtuar 2.09.2020 14:57