Kush është këngëtarja që i vodhën makinën për rrëmbimin e bujshëm të Jan Prengës

Rrëmbimi i Jan Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.

Autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.

Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.

A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.

Rrëmbimi i Jan Prengës është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur të muzikës tallava, me inicialet M.D. /albeu.com/


Shtuar 29.01.2020 07:51