Kush është i riu shqiptar që po i shërben të moshuarve në Itali (FOTO LAJM)

Koronavirusi është sëmundja infektive që po alarmon botën.

Një ndër vendet më të prekura është edhe Italia, ku kanë humbur jetën dhjetra njerëz.

Një kamarier shqiptar, i idenfitikuar si Albi Albino ka marrë vëmendjen e mediave italiane pasi ka shërbyer për ditë me radhë për të moshuarit që ndodhen në karantinë në Alassio.

Autoritetet zgjodhën hotelin ku ai punon për ta vënë në izolim sepse një grua 72-vjeçare rezultoi pozitive ndaj koronavirusit.

I riu shqiptar nuk u mendua gjatë dhe vendosi që ti shërbente të moshuarve si vullnetar. Përkushtimi i tij ka marrë vëmendjen e kreut të rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, i cili e ka shprehur vlerësimin e tij me anë të një shkrimi në Facebook.

“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat.

Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”, shkroi Toti. /albeu.com/


Shtuar 29.02.2020 15:19