Kush është e reja e përfshirë në eliminimin e Billës

Policia ka arrestuar një 26-vjeçare si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës.

Bëhet fjalë për Adjola Lakra nga Tirana. Sipas policisë ajo ka bashkëpunuar në me Viktor Markun, në vrasjen e Hekuran Billës.

“Ne pranga u vu shtetasja, Adjola Lakra., 26 vjeç, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B., së bashku me shtetasin Viktor Marku. (vëllai i shtetasit Prel Marku., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa) dhe shtetasin Sebastian Mali (nipi i shtetasit Prel Marku)”- njofton Policia.

Viktor Marku është vëllai i Prel Marku, i cilu u vra në 2006 nga Hekuran Billa në Angli.


Shtuar 26.06.2020 10:10