“Kur u bëre ti moj morracake”, kush ishte Gëzim Kulufi që shau në sy Parashqevi Simakun

Tirana e viteve ’80 kishte argëtime që sot nuk mund të quhen të tilla. Ishin disa personazhe që i njihte mëhalla dhe kryeqyteti, që falë bëmave dhe sjelljes jo të zakonshme mbaheshin mend në shoqëri. Një prej tyre ishte ai që njihej si Gëzim Kulufi.

Gëzimi ishte pjesë e komunitetit rom dhe fatkeqësisht fëmijë jetim, një endacak i pa strehë që bënte jetën e zhelonit. Megjithatë Gëzimi shkaktonte humor fal sjelljes së tij dhe mënyrës së të folurit.

Fjali të veçanta shqip por me dialekt e theks rom. Nuk ishin të paktë njerëzit kur e merrnin pranë vetes që ai ti bënte për të qeshur.

Një histori e veçantë është kur Gëzim Kulufi u përballë në urban me këngëtaren e njohur të asaj kohe Parashqevi Simakun.

Gëzimi i ulur në një nga sendilet e urbanit linja Kombinat-Kinostudio dhe përball ti nga dera e urbanit shfaqet Parashqevi Simaku.

Sakaq të gjithë qytetarët në urban e kishin mendjen dhe sytë te këngëtarja mjaft e bukur dhe në kulmin e karrierës së saj, ai lëshon një batutë “të hidhur”:

“Ua kjo morracakja, kur u bëre dhe ti të këndosh në festival moj morracake”

Reagimi i këngëtares ishte një skuqje e lehtë, pa e ditur që ai ishte thjesht Gëzim Kulufi, që gjithkush e dinte se me të vetëm qeshej, me të të gjithë argëtoheshin.

Fati e deshi që vdekja e tij të ishte e papritur edhe të mbetej enigmë. Thonë se u vra në mënyrë misterioze.

Vërtet jetim pa njeri, pa varr por Tirona dhe tironsit e viteve ’80 kanë shumë kujtime, mbahet mend si një endacak i këndshëm që të gjithë qeshnin.(Fjala)


Shtuar 12.08.2020 17:01