“Kur shkojnë në zyrë i pret plumbi”, kush do të jetë drejtoresha e 8-të e Kadastrës në Vlorë

Gjatë ditës së sotme u njoftua dorëheqja e drejtorit të shtatë në Kadastrën e Vlorës, brenda 10 muajsh. Jurgen Pilkapi, i cili ishte emëruar më 2 qershor 2020, nuk do të jetë më kreu i kadastrës së Vlorës, ndërsa dorëheqja e tij zyrtarisht ka ndodhur për arsye ”personale”.

Që prej muajit shtator 2019, Pilkapi është i 7-ti drejtues që largohet, ku kujtojmë që zëvendësoi Viola Himën e cila qëndroi vetëm 4 ditë nën drejtimjn e Kadastrës. Pilkapi pritet të zëvendësohet nga Jonela Dervishi, banuese në qytetin e Vlorës, anëtare e Partisë Socialiste dhe mike e kryetarit të Partisë Socialiste dega Vlorë Anduel Tahiraj.

Megjithatë edhe pas lakimit të emrit të saj, ende nuk ka një informacion zyrtar për vendosjen e saj në krye të Kadstrës.


Shtuar 10.07.2020 12:04