Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Lleshaj u shpreh në emisionin “Opinion” se autoritetet po punojnë për një skemë për heqjen e masave kufizuese, por kjo bazohet tek shpërndarja e COVID-19 në ditët në vijim
Po ashtu, ministri tha se kufijtë do të qëndrojnë mbyllur deri në 15 qershor, ndërsa pas kësaj date do vlerësohet situata e pandemisë, gjë e cila do të lejojë ose jo hapjen e kufijve.
“Çdo ditë po punohet intesivisht për të palikuar një skemë çlirimi nga këto kufizime, të cilat duhet të shoqërohen me garancinë mos rikthimin e kësaj situate.
Askush nuk ka interes për rikthimin e kësaj situate. Qeveria ka ekzistuar edhe qyetarët kanë qenë jashtë dhe kur janë brenda. Teza qarkullojnë sa të duash. Mos harrojmë që kemi kaluar një situatë relativisht mirë.