Marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha duket mjaft e komplikuar.
Ndërkohë që kriza politike ka kaluar në plan të dytë për shkak të zhvillimeve në vend, Basha po mundohet të krijojë një lidhje më të afërt me shqiptarët nëpër rrjeteve sociale.
Sigurisht që në Shqipëri kjo metodë nuk është aspak e panjohur, madje mund të themi që është shumë e ngjashme me atë të kryeministrit Edi Rama.
Së fundmi ai ka provuar edhe opsionin “Insta Story” për të komunikuar me të rinjtë nën thirrjen “Po të dëgjoj”.
Dhe vetëm një vit më parë, Rama e ka përdorur këtë strategji gjatë protestave të studentëve për arsimin e lartë.
Postimi nga PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka gjetur një komunikim tjetër të drejtpërdrejtë me të rinjtë.
Për të marrë sa më shumë opinionin e tyre se çfarë duan ata nga qeverisja e nesërme e PD, zoti Basha po përdor komunikimin në instagram për të dëgjuar të rinjtë.
Me moton #PotëDëgjoj, Basha ka bërë një pyetje provokative për të nxitur bashkëbisedimin me të rinjtë dhe për të kuptuar nevojat e tyre konkrete për një arsim sa më të mirë. /albeu.com/