Përfshihen nga flakët kullotat në Orikum, zjarrfiksja nuk mund të ndërhyjë

Një sipërfaqe e madhe kullote në Orikum është përfshirë ditën e sotme nga flakët.

Si pasojë e erës së fortë, përhapja e flakëve është bërë edhe më e madhe duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre.

Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka përfshirë një zonë në të cilën nuk futet dot as zjarrfikësja e Vlorës, pasi zona është mocalore me ujë.

Në vendngjarje ndodhet vetëm policia e Orikumit, e cila po mbikëqyr situatën.


Shtuar 11.02.2020 14:31