Kujtuan se ishin në Serbi, si përfunduan në Vlorë 38 emigrantët nga Iraku dhe Irani

38 shtetas të huaj janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.

Ata janë kapur në fshatin Novoselë, ndërsa kërkonin të largoheshin për një jetë më të mire drejt Serbisë.

38 kurdët e Irakut dhe Iranit u lanë në Novoselë të Vlorës duke u thënë se kishin mbërritur në destinacion.

Duket se emigrantët janë gënjyer nga kontrabandistët, të cilët i morën paratë, por nuk i çuan në destinacion.

Emirgantët shprehen se kishin hyrë nga Greqia për të kaluar tranzit në Shqipëri dhe më pas në Serbi shkruan abcneës.al.

“Jemi kurdë të Irakut dhe Iranit. Kemi ardhur në këmbë nga Greqia dhe na thanë që kemi mbërritur në Serbi, por këtu shoh që nuk është Serbi”, u shpreh njëri prej tyre.

Policia i shoqëroi ata në komisariat për t’i dërguar tek qendra e azilkërkuesve, ndërsa nuk ka detaje mbi personat që i shoqëronin.


Shtuar 17.01.2020 11:30