Kujtim Gjuzi është një ndër deputetët më interesantë në Kuvendin e Shqipërisë i futur nga opozita pas lënies së mandateve.
I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, deputeti Kujtim Gjuzi tha se Rama ka 78 vota dhe nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.
Gjuzi: Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.
I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.
Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.
