Me të nisur viti i ri shkollor nuk kanë munguar as incidentet. Këto pamje shqetësuese vijnë nga shkolla 9-vjeçare “Mihal Grameno”, ku nxënësit shihen të grumbulluar dhe pa asnjë kujdes për respektimin e masvae parandaluese.
Përveç pamjeve nga shkelja e rregullave, shihet edhe një fëmijë i cili është aksidentuar lehtë, pasi e ka shkelur makina në këmbë.
Disa persona i kanë shkuar në ndihmë menjëherë, ndërkohë ambulanca ende nuk ka mbërritur.