Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, është racional në rekomandimet e tij për maskat. Ai tha sot se mbajtja e maskave duhet bërë në mjedise të caktuara.
“Maska duhet të vendoset në ambiente publike, por nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë.
Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska edhe nga studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, tha mjeku Pipero.
Sipas tij, lirimi i masave shtrënguese po shkon në mënyrë proporcionale me ecurinë e pandemisë.
“Besoj që vendimi i marrë nga qeveria për të vazhduar me lehtësimin e masave është lajm i mirë, është masë racionale dhe e domosdoshme”, është shprehur mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.