Kryeministri rus i infektuar me koronavirus

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka thënë se është infektuar me koronavirus dhe se e ka njoftuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjendjen e tij shëndetësore.

Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i kryeministrit.

Putin e ka mbështetur propozimin e tij, raporton Reuters.

Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 1,073 vdekje./REL


Shtuar 30.04.2020 18:00