Categories: Uncategorized

Kryemadhi tregon se ku ndryshon Nano nga Rama: Fatosi ishte i lig për veten

“Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë…”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama ka monopolizuar drejt online-s lojërat e fatit, të cilat kohë më parë deklaroi se i mbylli.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për emisionin “Java”, Kryemadhi ka krahasuar mes tyre ish-kryeministrin Fatos Nano me Ramën sot.

Sipas kryetarës së LSI-së, Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, ndërsa Rama i monopolizoi në një dorë dhe sot po mundohet fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur.

“Jo nuk është progres. Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes.

Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së vet. Për mua është i keq ai që i nxit të tjerët që të shkojnë drejt asaj rruge. Dhe zotëria në fjalë që thoni ju nuk i mbylli, i monopolizoi në një dorë.

Sepse sot mos prisni që njerëzit të shkojnë të futen në dyqan dhe ta shikojnë që ky hyri, sikur të shohin një burrë që shkon në një shtëpi të dritave të kuqe.

Ky çfarë bëri? Sot po luan fort që të luhet drejt online-t, pavarësisht se situata ekonomike e të tjera gjëra e bëjnë të pamundur”- tha Kryemadhi.

të fundit

Stuhia në Filadelfia mund të vonojë ose ndalë sfidën Francë – Irak në Kupën e Botës

Ndeshja mes Francës dhe Irakut, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit I në Kupën e Botës 2026, mund…

3 minutes ago

Hebibi shpjegon epërsinë e VV-së në diasporë dhe arsyet pse opozita mbeti pas

Vota e diasporës edhe në këto zgjedhje u dëshmua vendimtare për Lëvizjen Vetëvendosje, duke i siguruar mandate shtesë dhe duke…

7 minutes ago

Ebola në RD të Kongos kalon 1,000 rastet e konfirmuara, 254 persona kanë humbur jetën

Sipas përditësimit më të fundit nga autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kongos, numri i të infektuarve të konfirmuar me…

16 minutes ago

Bekim Sali: VLEN is prepared for elections, but does not support holding early elections at any cost

Partia Vlen është gati për zgjedhje, veçanërisht pas rezultatit pozitiv të zgjedhjeve lokale, thotë Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i…

16 minutes ago

Suspected explosive device at the Bus Station in Prishtina, what has been made known so far?

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësja…

17 minutes ago

“Have You Considered Resigning?”, Toni Gogu: The People Decided on May 11! The Prime Minister Has a Duty to Govern the Country

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, hodhi poshtë kategorikisht kërkesën e protestuesve…

17 minutes ago