Kryemadhi shkruan se ka “gjetur” ilacin kundër COVID-19 që ka izoluar botën.
Kryemadhi sot është fotografuar duke bërë pazarin e fruta perimeve në një market.
Shihet që në foto, Kryemadhi është duke blerë qepë dhe hudhra të cilat ajo i quan si “ilaç” për te luftuar koronavirusin.
“Një gotë qumësht i nxehtë me një lugë mjalt është shumë i mirë për të rritur sadopak imunitetin. Po gatuaj më shumë receta dibrane se sa skrapari.
Dibranët i kanë me shumë kalori. Jufka nuk kam bërë sepse kanë shumë karbohidrate. Kam përdorur shumë mishin, hudhrat, qepën, fasulen, thierza që janë elementë të jetës së përditshme.
Bylmetin e kam rralluar pak për shkak se nga mjekët sugjerohet për të mos ngrënë gjëra të ftohta, duke pasur pasrasysh që virusi qëndron në gjëra të ftohta”, ka thene Kryemadhi. /albeu.com/