Kryemadhi flet për COVID-19: Më vdiq njeriu i afërt nga gripi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për mashtrim me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.

“Nuk ka një menaxhim të mirë nga qeveria. Shifrat nuk tregojnë asgjë. Qeveria ka mashtruar ka gënjyer me shifrat. Qeveria ka gënjyer me shifrat e të vdekurve nga Covid-19.” tha Kryemadhi.

Ndërkohë ajo është shprehur se para disa kohësh ka ndërruar jetë edhe daja i saj nga gripi sezonal.

“Para ca vitesh mua më ka vdekur daja im. Dhe më ka vdekur nga gripi”, tha Kryemadhi në Open.

Fjala e Kryemadhit:

Ne duhet të flasim për kartelën e vdekjeve. Ia them edhe qeverisë, mos u merrni me numrin e të vdekurve. Djalli takoi Zotin dhe i thotë që do të marr duke hedhur kolerën 100 mijë njerëz. Por kur ra kolera vdiqën 400 mijë.

Kur e pyet Zoti pse kështu ai tha 300 mijë vdiqën nga frika. Bëhet një mullar i madh që mos u çudit se do t’i pushojë zemra dhe do të vdesin. Frikë dhe panik është një gabim shumë i madh.

Nëse LSI do të ishte në pushtet Karlo e para, nuk do të kishte bërë koncensione dhe do t’i kishte kthyer prapa të gjitha dhe ato 260 milionë euro që pagoi koncensionet, do të kishte blerë tamponë. Janë 1 milionë e 300 mijë kontrata energjie elektrike, pra me gjithë bizneset.

Që do të thotë se nuk janë më shumë se 700 mijë familje apo ja maksimumi 800 mijë familje, 1 testim për familje në mënyrë të tillë për tu evidentuar. Nuk do të kushtonte tamponi që t’ua bëjë të gjithë shqiptarëve.

Në themi kemi 50 njoftime në ditë nga Kryeministri në Facebook, ndërsa Gjermania bënte 50 mijë testime në ditë. Pra çfarë do të thotë? Për mua, gjëja e parë që duhej të bënte qeveria dhe do ta kishte mbyllur këtë situatë sepse qeveria do të ketë problem… tha edhe Z. Siamini, fasonët kanë 70 mijë punonjës të cilët sot janë të pa punë por mos të harrojmë pasojat që do të kenë fasonët më sezonin e verës që kanë qepur, dhe me sezonin e dimrit që do të vijë. Mos të harrojmë tjetër edhe të gjitha problematikat e pagës së luftës, e cila edhe ajo është një hesap tjetër më vete…” tha Kryemadhi.


Shtuar 4.05.2020 21:02