Kruja nuk po gjen rehat nga koronavirusi, infektohen edhe 2 persona të tjerë

Kruja vijon të mbetet vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 35 tamponë nga të cilët dyshohet se vetëm 2 janë pozitiv.

Të lidhura

None found

Këta dy persona, mësohet të jenë raste kontaktesh të mëparshëm. Një prej personave që ka rezultuar pozitiv ka pasur kontakt me një person të infektuar në Tiranë.

Ditën e djeshme numri i të infektuarve shkoi në 56, megjithatë pritet konfirmimi i ministrisë për këto dy raste./albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 07:25