Kruja vijon të mbetet vendi i dytë me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 35 tamponë nga të cilët dyshohet se vetëm 2 janë pozitiv.
Këta dy persona, mësohet të jenë raste kontaktesh të mëparshëm. Një prej personave që ka rezultuar pozitiv ka pasur kontakt me një person të infektuar në Tiranë.
Ditën e djeshme numri i të infektuarve shkoi në 56, megjithatë pritet konfirmimi i ministrisë për këto dy raste./albeu.com/