Komiteti ministror ka zhvilluar një takim larg medias ku i pranishëm ka qenë dhe kryeprokurori Olsjan Çela.
Sipas abc news, në takim morën pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ministrja e Financave Anila Denaj, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.
Mësohet se ky Komitet i thirrur nga Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj, ka diskutuar dhe shkëmbyer informacione, ku në fokus ka qenë ecuria e Operacionit Forca e Ligjit, dhe lufta kundër krimit.
Nuk janë bërë të ditura më tepër detaje rreth këtij takimi.
