“Kosova është serbi”, gazetari shqiptar provokohet nga protestuesi serb

Gazetari i RTK, Ridvan Berisha është provokuar në Washington, jashtë Shtëpisë së Bardhë gjatë raportimit për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Gazetari ishte duke marrë një prononcim në lidhje me marrëveshjen e arritur mes dy vendeve, ndërsa një protestues serb e ka ndërprerë.

“Kosovë është Serbi”, thërret vazhdimisht protestuesi. Ndërkohë, gazetari ndërpret intervistën dhe i kthehet menjëherë duke i thënë: “Kosova është e pavarur. Kosova është e pavarur dhe ju e dini këtë.”


Shtuar 5.09.2020 06:14