Koronavirusi, Topuzi: Turizmi shkoi brenda ditës në kolaps

Shfaqja e rasteve me koronavirus në Shqipëri ka ndikuar edhe në ecurinë e një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmit.

Zak Topuzi nga Shoqata e Industrisë së Turizmit tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se që prej të hënës situata e këtij sektori ka ndryshuar.

“Indtustria shkoi brenda ditës në kolaps. Ka patur anulime kontratash, bllokime, pa diskutuar anulimin e rezervimeve të muajit, – tha Topuzi në RTSH.

Ndikimi në turizëm do të jetë më i ndjeshëm edhe në pjesën e mbetur të vitit.

“Partnerët ndërkombëtar kërkojnë që këstet e dhëna për prenotimet e këtij viti t’i kalojnë për vitin tjetër. Pra, kanë një mendje të mbyllur që për këtë vit që Shqipëria të mos jetë treg për ta”, – tha Topuzi në “Përballë”.

Edhe të punësuarit në sektorin e turizmit do ta ndjejnë tkurrjen e kësaj indistrie.

“Çdo turist fut në punë 8 veta dhe çdo turist që nuk vjen, lë pa punë 8 veta”- tha Zak Topuzi, përfaqësues i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në RTSH.


Shtuar 10.03.2020 20:25