“Të dashur qytetarë evitoni vendet me shumë njerëz dhe lani duart sa më shpesh.
Në rast nevoje, telefononi në numrin 127. Faleminderit! Dhe lani duart sa më shpesh”.
Policia e Shtetit dhe ushtria ka dalw nw rrugwt e Tiranws pwr tw kontrolluar nwse po zbatohen masat e qeverisw pwr koronavirusin.
“Detyrat e FA-ve në këto moment janë që të jenë në mbështetje të policisë së shtetit për të kontrolluar, sensibilizuar qytetarët, kryesisht ata që kanë udhëtuar në Itali e Greqi për t’i detyruar të vetëkarantinohen.
Do të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme. Planet tona janë fleksibël. Aktualisht shtrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ka një plan të detajuar”, deklaroi Kollçaku nw lidhje me situatwn e krijuar nw rrugwt e Tiranws. /albeu.com/