Koronavirusi “shteron” ilaçet, Kina kërkon ndihmë nga BE

Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të botës, Kina duket se është gjunjëzuar përpara koronavirusit.

Presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndihmojë urgjentisht me ndihma medicinale.

Keqiang mësohet se ka telefonuar Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe i ka thënë se kërkon të blejë ilaçe medicinale përmes kanaleve tregtare.

Presidenti i Këshillit kinez ka thënë se për vendin e tij prioritare tashmë është siguria shëndetësore e qytetarëve të Kinës dhe asgjë tjetër.

Ndërkohë Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin se do të bëjë çtë jetë e mundur që të sigurojë furnizimet e nevojshme.


Shtuar 1.02.2020 15:25