Dr Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA , tha në një intervistë së fundmi se nuk ka prova që sugjeronin se koronavirusi i ri të ishte prodhuar në një laborator.
Teoricienët konspirativë, tha ai, pa prova, e kanë lidhur shpërthimin e pandemisë me një institut kërkimi në Wuhan, Kinë, dhe kanë sugjeruar se virusi ishte zhvilluar atje dhe shpërtheu aksidentalisht tek njerëzit.
Të Dielën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo pretendoi se kishte “prova të mëdha” që virusi COVID-19 kishte origjinën në një laborator kinez.
Por në një intervistë të botuar në National Geographic të hënën, Fauci tha se provat shkencore ishin “shumë, shumë të mbështetura drejt” përfundimit se virusi e kishte origjinën në natyrë dhe kaloi nga kafshët te njerëzit.
Sipas doktor Faucit, nëse shihet evolucioni i virusit tek lakuriqët e natës dhe atë se çfarë po ndodh tani , provat shkencore tregojnë qartë se nuk bëhet fjalë për manipulim artificial apo të qëllimshëm, shkruan “businessinsider“.
“Ai shtoi se bazuar në evolucionin e koronavirusit, me kalimin e kohës duket qarë se virusi ka evoluar në natyrë. E bazuar në të dhënat shkencore, nuk përkrah teorinë alternative – se dikush e ka gjetur virusin në natyrë dhe e ka sjellë në laborator, ku më pas “rastësisht u ka ikur”, raporton National Geographic.