KORONAVIRUSI/ Rama: Mund të ndalohet transporti urban në Tiranë e Durrës!

Kryeministri Rama ka dalw swrish nw deklaratw pwr mediat ku po flet pwr masat e marra nga qeveria pwr tw parandaluar pwrhapjen nw masw tw koronavirusit.

Rama e pranoi se nuk do të jetë çudi nëse numri i personave që infektohen ndërkohë që bën thirrje që njerëzit të kujdesen për veten.

Gjithashtu Rama deklaroi se mund tw ndalohet transporti urban nw Tiranw dhe Durrws.

“Jemi duke vlerësuar edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë në Durrës.

Fatmirësisht që kemi sfidën të përballemi, kemi eksperiencë nga vendet e tjera, kemi modelet statistikore dhe kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë hap pas hapi.

Asnjë shtet nuk e ndal përhapjen e virusit por ka shumë rëndësi se si ndërton të gjithë sistemin mbrojtës dhe këto masa e bëjnë sistemin mbrojtës.

Këto masa nuk merren përpara sepse nuk kanë asnjë vlerë, përkundrazi sjellin dëm të jashtëzakonshëm në jetën e përbashkët dhe ekonominë.

Sipas projeksioneve dhe skenareve të bërë për nivelin e numrit të afektuar do të rritet ditë pas dite, nuk ka asnjë çudi”, tha kryeminstri. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 18:57