Koronavirusi në Itali: Konfirmohet viktima e parë shqiptare

Konsullja Shqiptare në Milano të Italisë Anila Pojani ka deklaruar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Real Story”, se një shqiptare ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Pojani u shpreh se aktualisht familjarët e së ndjerës janë në karantinë.

“Kemi konstatuar se qytetarja nga Durrësi ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Dokumentacioni zonjës ka mbërritur sot në Konsullatë.

Djali, vajza dhe bashkëshorti i të ndjerës janë të gjithë në karantinë. Ceremonia mortore është pezulluar, për shkak të situatës. Të gjithë viktimat janë në morget përkatëse.

Ky virus u përhap shpejt dhe ishte i panjohur. Masat parandaluese këtu në Shqipëri u morën shumë shpejt, u pezulluan aktivitetet sportive, kulturore, u mbyllën muzetë, teatrot etj”, tha Pojani.


Shtuar 9.03.2020 21:07