Parlamenti shqiptar miratoi ndryshimet në Kodin Penal me 89 vota pro, 12 kundër dhe 1 abstenim.
Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, ndryshimet në kod sollën debate të shumta mes pozitës dhe opozitës parlamentare.
Në fundet grupet parlamentare vendosën që të bënin ndryshime dhe të pranonin propozimet e bëra nga presidenti Ilir Meta.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se grupet parlamentare në kuvend kanë pranuar propozimet e kreut të shtetit për ndryshimet në Kodin Penal.
“Moszbatimi ose kryerja e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, në funksion të gjendjes së epidemisë, ndaj personit që është dhënë me parë masë administrative, dënohet me gjobë ose burg deri në 6 muaj
Nëse është një aktivitet tregtar, ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 2 vite.
Mos zbatimi për karantimin ose izolimin, apo shkelje nga personi bartës ose jo i sëmundjes, dënohet me burg nga 2-3 vite.
Kur përhapja e sëmundjes nëpërmjet kryerjes së veprimeve apo mosveprimeve nga personi, burg nga 2-5 vjet.
Kur është kryer nga pakujdesia gjobë ose burg 2 vite; kur ka shkaktuar pasoja të rënda ose e rrezikshme për jetën, burg nga 3-8 vite.”, ishin rekomandimet e bëra që gjetën dakordinë e grupeve parlamentare.
Kurse deputetja e opozitës Rudina Hajdari tha se i mirëpret këto përmirësime që janë bërë, por theksoi se nuk është momenti i duhur që në një kohë pandemie të ndryshohet Kodi Penal.