Ditën e djeshme u raportua për 13 të burgosur në burgun 313. Nisur nga përkeqësimi i situatës, është vendosur që spitali i burgut të kthehet në spital COVID-19.
Të paraburgosurit të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë dërguar në spitalin e burgut për të marrë mjekimin e duhur.
“Ndërkohë në burgun 313 ka specialist të ISHP-së që vijojnë tu marrin tamponin të burgosurve”.
Janë dhjetëra kërkesa që të paraburgosurit i kanë dërguar gjykatave, duke kërkuar lirimin e tyre dhe qëndrimin në shtëpi.
Në total, numri i të prekurve në burg është 14.