Koronavirusi i vrau vëllanë një ditë më parë, reagon Ylli Ndroqi

Një ditë më parë, biznesmeni Ylli Ndroqi njoftoi ndarjen nga jeta të vëllai të tij, Lulzim Pasmaçiu teksa nuk ka mundur do të mbijetojë nga Covid-19.

Ndroqi ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që i qëndruan pranë familjes së tij në këto momente të vështira, teksa uron që askush të mos e përjetojë atë që ai dhe familja e tij po kalojnë prej muajsh.

“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhimbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja.

Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin.

Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh. Ylli Ndroqi”, shkruan Ndroqi.


Shtuar 19.08.2020 12:05