Koronavirusi i mori jetën mjekut 53 vjeçar, reagon ministria e Shëndetësisë

Pak më parë u raportua se mjeku shqiptar Anibal Byberi humbi jetën si pasoë e infektmit me koronavirus.

Lajmin e hidhur e konfirmon edhe ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore”, deklaron ministria.

Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti.

Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë”.


Shtuar 3.08.2020 08:21