Një 59-vjecar nga Tepelena ka ndërruar jetë rreth një orë më parë në spitalin Infektiv si pasojë e koronavirusit.
Viktima është identifikuar si R.Kërmaj, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës rreth 4 ditë më parë pasi kishte shenja të rënda të sëmundjes si frymëmarrje dhe temperaturë e lartë.
Ky është rasti i dytë i vdekjes në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, ndërkohë që po në këtë periudhë kohe është regjistruar një rast i ri në këtë qytet.