13 nga 29 rastet me koronavirus të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, rezultojnë të jenë infektime në burgjet e Tiranës.
Kjo është hera e parë që në burgje konfirmohen kaq shumë raste brenda ditës, ndërsa vetëm pak ditë më parë u konfirmua një tjetër i burgosur në burgun nr.313.
Bëhet fjalë për një të burgosur italian, i arrestuar në vitin 2018 në Durrës.
Pak ditë më parë në burgun nr.313 u konstatua i burgosuri italian, kurse tek burgu në rrugën “Jordan Misja” u konstatua gardiani.
Dyshohet se të burgosurit e infektuar gjenden pikërisht në këto dy burgje.
Raste të reja sot
20 raste Tirana (nga këto, 13 raste në burgje)
7 raste Krujë
2 raste Shkodër