Korça ia del të mposhtet plotësisht COVID-19: Shërohen të gjithë të prekurit

Qyteti i Korçës duket se ka arritur të ndërpresë zinxhirin e transmetimit të virusit të ri Covid-19. Një muaj e gjysmë pasi u shënuan rastet e para, Korça ka tashmë, ka dy javë që nuk regjistron asnjë të infektuar të evidentuar zyrtarisht nga autoritetet.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot shërimin edhe të personit të fundit pozitiv me koronavirus. Me sa duket, së shpejti qyteti do të shpallet zonë e gjelbër.

Banorët janë optimistë dhe thonë se qytetit të Korçës po i rikthehet buzëqeshja. Ata thonë se gjurmimi në terren ka funksionuar në bashkërendim me respektimin e karantinës.

Autoritetet lokale të shëndetit publik, kanë pasur detyrën kryesore të konstatimit dhe gjurmimit të përhapjes së virusit. Mikel Llogori, kreu i NJVKSH Korçë, pohon se për momentin ka zero raste dhe Korça është e pastër.

Ai thotë se grupet epidemiologjike në terren, kanë bërë gjurmimin e rasteve dhe ia kanë arritur qëllimit. “Në Korçë janë bërë mbi njëmijë telefonata dhe rezultati është ky që kemi sot”, – thotë Llogor.


Shtuar 1.05.2020 20:21