Konflikti përfundon keq në Maliq, babë e bir plagosin me gërshërë fqinjin

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së premtes, në Maliq të Korçës, ka përfunduar me një të plagosur.

Në fshatin Rrëmbec, babë e bir, kanë plagosur me thikë fqinjin e tyre.

Msohet se Artan Hajredini në bashkëpunim me djalin, kanë goditur fqinjin e tyre Juli Tore.

Për pasojë, Tore ka marrë plagë me gërshërë në pjesën e barkut duke u dërguar në spital.

Bëhet me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që babë e bir u arrestuan. Lidhur me motivet e ngjarjes, hetimet janë në vijim.


Shtuar 2.05.2020 07:01