Pasditën e sotme në Vlorë u tentua të eliminohej Nikollaq Cepajt, i cili vetëm 3 ditë më parë kishte dalë nga qelia për një plagosje.
Pas atentatit ku u plagos dhe nipi i personit në fjalë, u gjet e djegur një makinë e cila u dyshua se mund të jetë përdorur nga autorët.
Pas gjetjes së makinës dhe shuarjes së flakëve, është konfirmua se makina në fjalë është makina e përdorur në atentat pasi brenda saj është gjetur arma e tipit “Kallashnikov”.
Mjeti i gjetur është një tip “Benz Mercedez” me targë ‘AA918OU’ dhe në distancë kohore vendi ku është djegur është rreth 20 minuta nga vendi ku është bërë atentati.