Kolegu deklaroi se vdiq nga COVID-19, Manastirliu: Lajm i pavërtetë!

Gjatë pasdites së sotme u raporua se kishte ndërruar jetë mjeku i parë nga koronavirusi në Shqipëri.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e ka dhënë kolegu i tij, Bernard Progini, i cili ka sqaruar se edhe pas përpjekjeve të mjekëve, Pushi nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ky lajm është përgënjeshtruar nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo konfirmoi në emisionin “Open”, se ky është një lajm i rremë.

“Është një informacion i rremë. Na ka ardhur shumë keq. Kemi apeluar për mediat për tu referuar burimeve zyrtare. Të kujdesen që informacionet të dalin nga burimet zyrtare për personat konkret. Është Ministria e Shëndetësisë që jep informacione. Ne kemi ruajtur transparencën me përgjegjësi”, tha Manastirliu.


Shtuar 29.06.2020 19:53