Kodin i ri Zgjedhor, PE: Sot Rama pengoi integrimin e Shqipërisë në BE

Politikani gjerman dhe anëtari i Parlamentit Evropian, Michael Gahler ka reaguar ashpër për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke thënë që Rama po pengon integrimin e Shqipërisë në BE ndërsa i bën thirrje Metës që ta kthejë ligjin në Kuvend.

Ai shton se Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq dhe i bën thirrje Metës ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit.

Reagimi i Michael Gahler:

Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.

Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.

Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit ti kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.


Shtuar 5.10.2020 13:48