Koalicion me Ramën? Monika Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur!

“Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën…”

Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje. Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion”, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se ka një marrëveshje të partive opozitare që në 23 Prill.

Ndonëse nuk dha detaje mbi mënyrën se opozita do të maksimalizojë votat në zgjedhjet e ardhshme, Kryemadhi tha se marrëveshja me PD është definitive dhe se nuk ka asnjë shans që LSI të lidhë aleancë me PS.

Fevziu: Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje?

Kryemadhi: Patjetër. Ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 Prill, nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marr angazhimin për të shkuar në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

Fevziu: Keni biseduar si do të maksimalizoni votat tuaja? Do hapeni edhe për parti të tjera që duan t’i bashkohen kësaj liste.

Kryemadhi: Patjetër.

Fevziu: Marrëveshja juaj me PD është definitive?

Kryemadhi: Është definitive dhe për këtë janë njohur të gjitha strukturat e partive.

Fevziu: Pra ju si LSI do shkoni me PD dhe nuk keni ndonjë shans të riktheheni tek Rama në ndonjë koalicion të mundshëm?

Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale.

Fevziu: E mundni Ramën të gjithë bashkë?

Kryemadhi: Sigurisht, është në minorancë. Është superminorancë.


Shtuar 18.06.2020 20:00