16 persona janë arrestuar me urdhër të SPAK lidhur me operacionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin, lidhur me kalimet e paligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.
Dy prej të ndaluarve janë punonjës policie, ndërsa më herët në aeroportin e Rinasit si pjesë e këtij grupi është proceduar dhe hetuar edhe një punonjës i Check-in dhe për disa punonjës të tjerë nisën verifikimet.
Ndërkohë që të paktën 10 persona të tjerë do të hetohen në liri.
Të arrestuarit akuzohen se anë pjesë e një grupi të struktural kriminal që dërgonin klandestinë nga vendi ynë në drejtim të Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, me viza e dokumente false kundrejt shumave të konsiderueshme të parave.
Hetimi është kryer në bashkëpunim me homologë të huaj, pasi personat që kalonin klandestinë në vendet e tjera përdornin dokumentet false.
