Kjo është vajza e guximshme që denoncoi shefin e policisë për përdhunim: Më dha 2 mijë lek

Vajza që shikoni në foto është vajza e cila ka denoncuar rastet e dhunimit me të në qëndrën e jetimores dhe në polici.

Pas shumë vitesh, Adriana ka gjetur guximin për të denoncuar të gjitha rastet ku ajo është abuzuar seksualisht.

Një prej të përfshirëve në këtë ngjarje është dhe shefi i Komisariatit të Pòlicisë në Fushë Arrëz, Izmir Duraku, i cili u vu gjatë mbrëmjes së djeshme në prangat e policisë.

“Polici ka bërë një gjest shumë të po.shtër, e ka nxjerrë dymijëlekëshin, dhe e ka lënë në tavolinë, më pas e ka futur në mes të shkresës”, -thotë Adriana, dëshmia e të cilës do të publikohet sot e plotë.

27-vjecarja e rritur jetime në Shkodër ka arritur të gjejë forcën për t’i treguar dhe denoncuar në pòlici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin. Historinë e saj 27-vjecarja e ka treguar edhe për emisionin “Dua të të bëj të lumtur” që do të transmetohet të shtunën në Top Channel.

Dëshmia është tronditëse dhe një akuzë e fortë. Autorja e emisionit dua të të bëj të lumtur, Arbana Osmani tregon për bisedën me vajzën guximtare, e cila tashmë ndodhet në në një qendër sociale të kujdesit.

Vajza është e sigurt tashmë nën mbrojtjen e pòlicisë. Ajo ka marrë statusin e posaçëm, ndërsa një hetim në shkallë të gjerë ka nisur prej kohës në ndjekje të personave të përfshirë në përdhùnim me disa fëmijë jetimë në Shkodër, mes tyre dhe Duraku.

Rrëfimi i saj i plotë pritet të nxjerrë në dritë dhe emra të tjerë të njohur, ndërkohë që një debat i madh ka nisur nëse emisioni duhej apo jo të transmetohej.

Vetë Adriana ka kërkuar që të dalë me zë dhe me figurë, në mënyrë që të shërbejë si një shembull që të gjitha vajzat e dhùnuara dhe abuzuara të ndjekin shembullin e saj, ndërsa ka thërritur në emision për ta bërë të lumtur, psikologen që i ka qendruar pranë.


Shtuar 6.06.2020 10:54