Kishte hapur tokën për kanabis, si u zbulua me dron 28 vjeçari në Shkodër

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë pasi nga filmimet nga ajri me dron dhe helikopter është konstatuar një tokë e hapur enkas nga ky person, për të mbjellë kanabis.

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.

Finalizohet operacioni policor “Pult”

Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Shtuar 18.07.2020 07:34