Kishte dalë në pension por u rikthye të ndihmonte, humb jetën mjeku në Francë

Ditën e sotme, koronavirusi i mori jetën një mjeku në Francë.

Këtë lajm të dhimbshëm e ka dhënë Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke shtuar se ishte se kjo ishte vdekja e parë në rang mjekësh në Francë.

Viktima është një mjek urgjence nga Compiègne, në Oise, një nga departamentet e para që është prekur masivisht në Francë. Mjeku humbi jetën pas transferimit të tij në Lille.

Djali i viktimës tha sot: “Babai im sakrifikoi veten. Ai ishte në pension dhe mund të ishte ndalur, por ai vazhdonte të vinte sepse gjithmonë dëshironte të ndihmonte kolegët e tij. Ai punoi sepse e donte, ishte jeta e tij. Kjo është e padrejtë. Jemi të trishtuar dhe të zemëruar”.


Shtuar 22.03.2020 17:38