Këto qytete marrin ”dritën jeshile”: Nga nesër lëvizet pa autorizim

Fatmirësisht Dibra, Pogradeci dhe Gjirokastra nuk kanë asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi. Deri më sot, si në çdo vend tjetër qytetarët kanë mundur të qarkullojnë vetëm me anë të autorizimit të marrë nga policia.

Prej nesër, Dibra, Pogradeci dhe Gjirokastra marrin dritën jeshile dhe lejohet qarkullimi me automjet pa autorizim por, theksohet se lejohen vetëm dy persona në mjet.

Një lehtësim i tillë pritet të ndodhë gradualisht edhe për qytete të tjera./albeu.com/


Shtuar 26.04.2020 11:54