”Këshilli Politik organ kopil”, Murrizi: Nuk e votojmë Reformën Zgjedhore

Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar mbledhjen e sotme të Këshillit Politik të përbërë nga përfaqësues të mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare të cilin e quan një organ ‘kopil’ hibrid dhe i sajuar nga pazaret e pista të 3 individëve që mashtrojnë shqiptarët dhe ju kanë hequr të drejtën e zgjedhjes prej vitit 2009.

Murrizi shton se nuk do ta votojnë reformën zgjedhore në Kuvend të cilin e konsideron si pazar politik politik te kujdo keshilli apo grup palaçosh hipokrit, mashtrues e hajdut taksash nese nuk behet REFORME RALE ZGJEDHORE

Në anën tjetër, ai prezanton platformën e tij prej katër pikash ndërsa shkruan se ‘Takimet e ambasadoreve me këtë organ “ kopil” që nuk figuron në asnjë nen të kushtetutës dhe ne asnjë rresht të asnjë ligji të shtetit Shqiptar.

Reagimi i plotë:

“keshilli politik” si komitetet e shpetimit te bandave te marsit 1997

Nje organ “ kopil” hibrid dhe i sajuar nga pazaret e pista te 3 individeve qe mashtrojne Shqiptaret dhe ju kane hequr te drejten e ZGJEDHJES prej vitit 2009

Ky komitet i lindur ne bodrumin e pallatit te kongreseve ka fuqi te urdheroj vetem “ deputetet” manikin te mazhorances dhe ndonje pseudo-opozitare te kapur prej fyti e prej veglash per hater te zullumeve te pushtetit 2009-2017

Takimet e ambasadoreve me kete organ “ kopil” qe nuk figuron ne asnje nen te kushtetutes dhe ne asnje rresht te asnje ligji te shtetit Shqiptare nga viti 1912, me kujton takimin e Romano Prodit me zani caushin ne Vlore ne mars 1997

Por edhe ne ate kohe, edhe pse Shteti kishte ngelur rruges si breke te grisura, marreveshja politike e partive politike eshte bere ne Presidence, pra ne INSTITUCION

Une si deputet por jo vetem, nuk do te votojme asnje pazar te piste politik te kujdo keshilli apo grup palaçosh hipokrit, mashtrues e hajdut taksash nese nuk behet REFORME RALE ZGJEDHORE

Neni 2 pika 2 e KUSHTETUTES thote:

POPULLI USHTRON SOVRANITETIN E TIJ, DIREKT OSE NEPERMJET PERFAQESUESEVE TE TIJ QE ZGJEDH ME VOTE

Me kete sistem zgjedhor, QYTETARET SHQIPTARE nuk zgjedhin perfaqesuesit e Tyre, por thjeshte votojne partite politike.

LISTAT E HAPURA KOMBETARE OSE RAJONALE

E DREJTA QE TE VOTOJNE EMIGRANTET

KOMISIONET ZGJEDHORE JO POLITIKE POR ADMINISTRATE ZGJEDHORE

NUMERIM ELEKTRONIK I VOTAVE

JANE 4 KOLLONAT KRYESORE TE NJE REFORME REALE ZGJEDHORE QE ÇLIRON SHQIPTARET NGA SKLLAVERIA POLITIKE E NJE GRUSHTI HAJDUTESH

KETO 4 PIKA KTHEJNE DEMOKRACINE FORMALE KUSHTETUESE TE SHTETIT SHQIPTARE

KETO 4 PIKA JU JAPIN MUNDESI SHQIPTAREVE TE ZGJEDHIN DEPUTETET E TYRE

Çdo mashtrim tjeter i “ keshillit” politik, i ambasadoreve, i rames dhe i bashes apo kujdo birboje politik eshte nje HIPOKRIZI qe te mashtrojne Qytetaret Shqiptare

SHQIPTARET DUHET TE REAGOJNE ME TE GJITHA MENYRAT PER TE FITUAR TE DREJTEN E ZGJEDHJES ME VOTE


Shtuar 11.05.2020 13:27