“Kërmë, të shkoftë shpirti në ferr”, aktorja reagon për krimin makabër në Durrës

Ngjarja makabër që tronditi pak minuta para mesnatës Durrësin, ka revoltuar dhe aktoren Egla Ceno. Ajo shprehet se askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, fëlliqësirë dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë.

Aktorja i uron Lulzim Cukut të shkojë në ferr, pasi vrau bashkëshorten në prani të tre fëmijëve të mitur.

“Askush nuk ndihet më qelbësirë, inferior, agresiv, i padenjë, fëlliqësirë, i cënuar në nder, i tradhëtuar, i parespektuar, i pashërbyer dhe i urryer se një burrë që nuk është burrë! Të shkoftë shpirti në ferr për së gjalli! E të më ndjejë Zoti por nuk flas dot me qetësi për një kërmë të pa kallur që vret gruan si kaposh deti në banjo! Manjola 33 vjeç’, shkruan Ceno.

Kujtojmë që Cuku e ka vrarë bashkëshorten Manjola për motive xhelozie. Në zonën ku ata jetonin, 45 vjeçari cilësohej si një tip problematik dhe jo i qendrueshëm, kurse bashkëshortja krejtësisht e kundërta me një temperament të qetë. Thuhet se marrëdhënia mes çiftit kishte rreth tre muaj që kishte pësuar krisje të forta, pasi autori dyshonte se viktima kishte një lidhje të dyfishtë.


Shtuar 2.02.2020 14:53