Kërcënohet me jetë Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se më 3 qershor i kanë ardhur mesazhe kërcënuese në telefonin e tij.

Sipas tij, kërcënimi ka ardhur nga një person që e quan “baca”, emrin e të cilit nuk e përmendi.

“Në telefoni tim me datë 3 qershor më ka ardhur mesazhi për para dhe mesazhi kërcënues. Në krahun tjetër është një njeri që dikush që unë e quaj “baca”. Unë ndërroja mesazhe me të, por kam një vit që nuk ndërroj më mesazhe, se erdhi në orët e vona të natës, në orës 3 të natës. Nuk mund të kèrcënosh Kujtim Gjuzin. Nëse do t’i dish xhepat, unë nuk i tregoj kollaj.

Ty nuk kam pse të mos i tregoj. Si e ke qejf t’i lale. Nëse do të shohësh gjak në këtë vend… unë nuk mbaj armë pa leje. Po ta them edhe këtë, nëse dikush këtu vjedh zgjedhjet, unë jam me zyrën 420 në parlament. Edi Ramës nuk do t’i shkoj në mendje t’i vjedhë zgjedhjet”, u shpreh Kujtim Gjuzi.


Shtuar 16.06.2020 08:40