Keni urgjenca dentare? I vetmi ku mund të mund të paraqiteni

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar të gjithë qytetarët në lidhje vizitat stomatologjike pasi në kuadër të masave kundër pandemisë në të gjihë vendin klinikat dentare janë të mbyllura.

Për urgjenca me dhëmbet ata mund të paraqiten në Klinikën Stomatologjike universitare në QSUT thuhet në njoftimin e ministres Manastirliu.

Postimi i plotë

“Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare.

Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. #KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike

Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit #Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu. /albeu.com/


Shtuar 5.04.2020 14:38