E ftuar sot në “E diell” ishte këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Eliza Hoxha.
Përpos këngëtare, Eliza është edhe pedagoge e arkitekturës dhe gjatë emisionit, Ervin Kurti e pyeti:
“Ka ndonjë student që e kalon masën dhe të thotë: Zyshe do e pimë ndonjë kafe në darkë?”
Eliza pranoi se ka pasur ngacmime, por ajo i merr me sportivitet.
“Edhe ka. I përgjigjem me shumë sportivitet. Zakonisht edhe pi kafe me studentë. Por jo në 10 të darkës. Mundohem që ata të kuptojnë se komunikimin me ne e kanë të lirshëm, por me masë”, u përgjigj Eliza.