“Kemi patur provokime”, vazhdojnë sulmet ndaj Teatrit Kombëtar

Tashmë që trualli i Teatrit Kombëtar i ka kaluar Bashkisë, lufta është bërë edhe më e ashpër.

Madje mbrëmjen e djeshme vetë Aleanca e Teatrit bën të ditur se persona të caktuar janë afruar afër Teatrit dhe kanë provokuar, por aktivistët dhe artistët që kalojnë natën aty për ta mbrojtur nga sulme të papritura, i kanë larguar.

Edhe pse Rama dhe Veliaj nuk heqin dorë nga vendimi për shembje, Teatri vazhdon të qëndrojë në këmbë dhe i ka mbijetuar edhe tërmeteve.

Postimi i Plotë i Aleancës për Teatrin

Lajmërim:

Sot gjatë gjithë natës kemi patur provokime nga njerëz të cilët i kapëm dhe i larguam.

Nuk do lejojmë askënd të futet në territorin e teatrit me qëllime provokuese.

Të nesërmen e provokimit tjetër do rrethojmë bashkinë. /albeu.com/


Shtuar 13.05.2020 11:11